4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Punonjësi i zyrës për informim të Angela Merkel, dyshohet se kishte spiunuar për Egjiptin

Një burrë dyshohet të ketë spiunuar për Egjiptin derisa kishte punuar në zyrën për informim në qeverinë gjermane të Angela Merkel, dhe atë deri në dhjetor të vitit të kaluar, shkruan Deutsche Welle.

Autoritetet e sigurisë besojnë se Egjipti, ka rekrutuar individë për të spiunuar grupet opozitare që jetojnë në Gjermani.

Punonjësi i zyrës federale për informim në qeverinë gjermane, është zbuluar se kishte punuar për Shërbimin Sekret të Egjiptit për vite me radhë, thuhet në raportin e prezantuar gjatë të enjtes ministri i Brendshëm, Horst Seehofer.

“Nuk mund të komentojmë për shkak të hetimet janë duke vazhduar e as për çështjet e personelit”, tha Steffen Seibert, zëdhënës i kancelares gjermane Angela Merkel dhe njëherit shef i zyrës federale për informim.

Ky burrë thuhet se ka punuar për shërbimin e vizitorëve të zyrës për informim si punonjës i nivelit të mesëm, shkruan e përditshmja gjermane Bild.

Kjo do të thotë se ai është dashur të kryej një provim dhe të paktën dy vite trajnim profesional për të fituar këtë vend të punës.

Sipas raportit, policia gjermane ka ndërmarrë “masa ekzekutive” kundër këtij burri në dhjetor të vitit të kaluar. Ambientet e shërbimit të vizitorëve janë kontrolluar si pjesë e hetimit, shkruan ndër tjera Bild.

Prokurori Federal ka konfirmuar se ky burrë akuzohet nën dyshimin për spiunazh, dhe ka njoftuar se hetimet janë duke vazhduar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img