Një shtetas i Shteteve të Bashkuara të Amerikës i cili është punonjës në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë [OSCE], dyshohet se është sulmuar fizikisht nga një person ende i paidentifikuar në Mitrovicën e Veriut.
Burime brenda Emergjencës kanë bërë me dije se 33-vjeçari ka kërkuar ndihmë mjekësore, si pasojë e lëndimeve që kishte marrë nga sulmi me të cilin u përball.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë dëshminë e viktimës.
Sipas tij, e gjithë ngjarja ka ndodhur të premtën pas mesnatës, kur derisa po qëndronte në park është sulmuar me grusht nga një person i panjohur.
Momentalisht nuk ka persona të dyshuar, mirëpo janë marrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Lëndim i lehtë trupor’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari.