2.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Punojnë në institucione, edhe marrin ndihma sociale

Të punësuarit në Kosovë nuk mjaftohen vetëm me punën e tyre, por ata po presin edhe në radhët e të varfërve vetëm që të përfitojnë ndihma sociale nga shteti. 788 persona në marrëdhënie pune kanë përfituar kundërligjshëm ndihma sociale në vlerën e 71 mijë e 977 eurove nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) vitin e kaluar, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) është në dijeni se e ka dëmtuar buxhetin e shtetit mijëra euro, duke paguar kundërligjshëm ndihma sociale për personat e punësuar.

Por, në këtë institucion nuk posedojnë shifra konkrete të personave që i kanë larguar nga listat e përfitimit, ashtu siç janë bërë publike dëmet mijëra euroshe të buxhetit nga pagesat e gabuara.

Kjo ministri nuk ka treguar për numrin e personave të cilët janë larguar nga listat e shfrytëzimit të ndihmave sociale.

Në përgjigjen me shkrim të MPMS-së thuhet se çdo muaj listat e përfituesve nga skemat e ndryshme që paguhen nga shteti krahasohen me të dhënat e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) dhe Trustit.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img