Site icon PrishtinaPress

Punoi 20 vite në Kosovë, Dvorak rikthehet për takime me krerët e shtetit si ministër për Evropë i Republikës Çeke

Ministri për Evropë i Republikës së Çekisë, Martin Dvorak, ka arritur në Prishtinë. Në aeroportin e Prishtinës është pritur nga zv.ministrja e Punëve të Jashtme, Liza Gashi.

Dvorak ka paralajmëruar se do të zhvillojë takime me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe zv.kryeministrin Besnik Bislimi.

Ai ka treguar se ka punuar në Kosovë për 20 vite dhe se tashmë mezi pret të takojë drejtuesit e shtetit të Kosovës si ministër për Evropë.

“Kosova është një nga vendet që synon integrimin në Bashkimin Evropian. Unë vetë kam punuar këtu më shumë se njëzet vjet më parë si administrator i dy komunave në shërbimet e OKB-së. Tani jam kthyer në një rol të ri dhe mezi pres të takoj miqtë e mi”, ka shkkruar Dvorak.

Exit mobile version