Kolona të gjata janë krijuar sot në rrugën Prishtinë-Podujevë.
Krejt kjo si pasojë e punimeve që po bëhen në atë zonë, raporton Rtv21.
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se punimet pritet të përfundojnë gjatë këtij viti.
Ndërkohë, po vetë ministri Durmishi ka njoftuar se është ftuar për intervistim nga Prokuroria Speciale për tenderin e rrugës Prishtinë-Podujevë, më datën 8 maj.
Këtë ftesë, Durmishi në një postim në Facebook e ka cilësuar të bazuar në disa spekulime, pasi sipas tij, “me gjasë dikujt po i pengon dinamika e punimeve në këtë projekt”.