Drejtor të Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Xhafer Xhaferi ka bërë të ditur se për shkak të punimeve në një segment të Rrugës “Hollger Petersen“ afër EULEX-it, sipas skicës, kërkohet që të mos parkohen veturat nga dita e hënë, dt.31.10.2022.

Sipas tij, ky parkim i veturave do të shndërrohet në korsi të rrugës, ku veturat që do të kthehen për Rrugën B, do ta kenë korsinë e veçantë.
“Rruga do të trajtohet në tërësi dhe do të rregullohet një parking tjetër për vetura afër saj. Vazhdojmë hapërimin prej projektit në projekt”, ka njoftuar ai.
