Një segment rrugor në Komunën e Prishtinës pritet të mbyllet kohë pas kohe nga dita e 16 Marsit.
Kështu ka bërë të ditur Drejtori i Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave në komunë, Krenar Xhaferi.
Xhaferi ka njofuar se bëhet fjalë për segmentin e rrugës paralele me rrugën B.
Ai ka bërë të ditur se punimet janë paraparë të zhvillohen për 90 ditë.
Ky është njoftimi i plotë i tij:
Për arsye të zhvillimit të punimeve një segment i rrugës paralele me rrugën “B” do të jetë i mbyllur kohë pas kohe, nga data :
16 Mars 2023
Afati 90 ditë,
Vazhdojmë hapërimin prej projektit në projekt!