-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Punëtori i “Trepçës” pranoi pagë mbi 7 mijë euro, ndërmarrja thotë se rasti po hetohet për keqpërdorim detyre

Ndërmarrja “Trepça” ka bërë të ditur se Policia e Kosovës në koordinim me prokurorin e shtetit ka filluar hetimet ndaj një rasti të një punëtori të kësaj ndërmarrjeje, i cili ka pranuar pagë mbi 7 mijë euro dhe po dyshohet për keqpërdorim të detyrës.

Në njoftim thuhet se punonjësi në fjalë, ka pranuar pagë neto në dy pjesë në vlerë prej 7 mijë e 468.18 euro, e që konsiderohet vepër penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

“Në “Trepça” Sh.A. në muajin shtator të vitit 2023 një punonjës ka pranuar pagë neto në dy pjesë në vlerë totale prej 7,468.18 euro. Andaj, në këtë rast konsiderojmë se është kryer vepra penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” i paraparë në nenin 414 të KODIT NR. 06/L-074 KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS. Rasti më 26.9.2024 ka shkuar në Krimet e Rënda Ekonomike”, thuhet në njoftimin e ndërmarrjes “Trepça”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img