-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Punëtori i ‘Tregtisë’ denoncon se dikush gjuajti me armë në drejtim të kamionit të kompanisë, i dyshuari ikë

Mëngjesin e së hënës, janë dëgjuar të shtëna me armë, në magjistralen Prishtinë – Pejë, më saktësisht në fshatin Llapushnik të Drenasit.

Një person dyshohet se ka gjuajtur në drejtim të kamionit të firmës ‘Tregtia’ dhe më pas është zhdukur. Policia ka nisur hetimet, teksa nga kompania kanë refuzuar të japin detaje.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se punëtori Xh.S., ka raportuar gjatë ditës së djeshme se derisa ka qenë në lëvizje me automjetin e kompanisë, janë dëgjuar të shtëna me armë nga një veturë tjetër.

Bazuar në dëshminë e tij, si pasojë e të shtënave janë dëmtuar gomat e kamionit, ndërsa nuk ka persona të lënduar.

Sipas informacioneve të para, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ende nuk është identifikuar nga ana e hetuesve policorë.

Në anën tjetër, Policia nuk ka gjetur ndonjë dëshmi në lokacionin ku ndodhi incidenti, por ajo që dihet është se tashmë kanë nisur hetimet që zbardhin rrethanat e rastit. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Gazeta Sinjali ka tentuar të marrë një deklaratë edhe nga kompania, por njëri nga përgjegjësit ka refuzuar të prononcohet, ndonëse tërthorazi e ka konfirmuar.

“Mirë de, në rregull – ju e paskët informatën, çka po kërkoni? Konfirmone me Polici, i paskët të dhënat”, tha personi përgjegjës i kompanisë.

Sinjali do të iu mbajë të informuar për detajet e reja./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img