1.4 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Buy now

spot_img

Punëtori i sigurimit te Zone Club arrestohet për rrahjen e një klienti, përfundon në qeli për 48 orë

Konfliktet në diskotekat në vend të cilat veprojnë që nga mesnata e deri në mëngjes janë bërë mjaft të shpeshta – sidomos në sezonin e verës. Në këto incidente jo rrallëherë përfshihen edhe punëtorët e sigurimit, të cilët janë të thirrur për të ofruar siguri, por e bëjnë të kundërtën, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë u raportua të ketë nodhur të martën në mëngjes te ‘Zone Club’, ku një punëtor i sigurimit po dyshohet se e ka rrahur një 27-vjeçar për motive akoma të panjohura.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se i dyshuari për këtë rast është Lulzim Franca, që punon si sigurim në këtë diskotekë.

Ai po dyshohet se e ka sulmuar fizikisht viktimën (emër i njohur për redaksinë), duke i shkaktuar lëndime trupore.

I riu që ishte cak i sulmit ka marrë trajtim mjekësor në spital dhe më pas është denoncuar rasti – që rezultoi edhe me identifikimin e të dyshuarit.

Të njëjtat burime thonë se i dyshuari Franca intervistuar nga hetuesit policor dhe më pas është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e hetimit dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme.

Sinjali ka kontaktuar pronarin e diskotekës, por i njëjti fillimisht ka thënë që “ndoshta, nuk e di” e më pas shtoi që “sigurimi merret me këtë temë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img