Site icon PrishtinaPress

Punëtori i sigurimit dhe grabitësi që u plagosën gjatë shkëmbimit të zjarrit në Veternik në gjendje të rëndë

Dy personat e plagosur gjatë grabitjes së armatosur dje në Veternik, pjesëtari i sigurimit dhe njëri nga grabitësit, po trajtohen në Klinikën Intensive të QKUK-së.

Ata mbetën të plagosur gjatë shkëmbimit me armë zjarri dhe si pasojë e plagëve, janë në gjendje të rëndë.

Drejtori i Klinikës, Shaqir Uka tha se të plagosurit janë në gjumë me barna dhe të kyçur për aparatura mjekësore.

“Dy pacientët e plagosur me armë zjarri pas ekzaminimeve dhe trajtimit kirurgjik në sallën operative e cila është kryer dje, janë sjellur për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor në Qendrën e Mjekimit Intensiv Qendror ku po vazhdojnë të marrin trajtim edhe më tutje. Gjendja e përgjithshme e tyre vazhdon të jetë e rëndë. Ne jemi në fazën kur tentojmë ta bëjmë stabilizimin e tyre mjekësor të këtyre parametrave vitalë. Të dy qëndrojnë të fjetur me barna, të kyçur për aparatura mjekësore dhe po monitorohen 24 orë”, tha Uka.

Exit mobile version