-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

“Punëtorëve privat iu premtua menaxhim nga komuna” – Si u ndërpre greva e punëtorëve teknik në shkollat e Prishtinës

Punëtorët teknikë të sektorit privat në pesë shkolla në Prishtinë: “Hoxhë Kadri Prishtina”, “Prenk Jakova”, “Abdyl Frashëri”, “Gjimnazi i Specializuar Matematikor” dhe “Qamil Batalli”, nga 1 marsi kishin hyrë në grevë, kjo për shkak të mos marrjes së pagave për muajin shkurt.

Greva u ndërpre edhe pse kompensimi i punëtorëve nuk u arrit. Gazeta Insajderi lidhur me këtë ka kontaktuar me Komunën e Prishtinës, në përgjigjen e tyre konfirmohet se punëtorët nuk do të marrin pagat e muajit shkurt.

“Një nga kontratat 3 vjeçare të pastrimit të shkollave të mesme ka skaduar në muajin shkurt, dhe për të njëjtën është njoftuar paraprakisht operatori ekonomik. Komuna e Prishtinës ka shpallë tenderin e ri për pastrimin e objekteve shkollore muajin e kaluar dhe tashmë është në procedurë të prokurimit. Meqë ka skaduar kontrata, Komuna nuk ka asnjë mundësi ligjore të bëjë kompensimin e atyre punëtoreve të kompanive private që kanë qenë të angazhuar nga OE, sepse ata janë punëtorë të kompanive private“, thuhet në përgjigje.

Pavarësisht se nga Komuna thanë që nuk kanë mundësi ligjore për shkak se i përkasin kompanisë private ata i kanë premtuar në takim të mbajtur me kryetarin e Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi se këta punëtorë nuk do të mbesin pa punë.

Greva u ndërpre vetëm pasi Komuna ka premtuar se punëtorët e pastrimit do të sistemohen në cilëndo kompani të re që do ta fitojë tenderin.

“Kemi bërë grevë, kemi biseduar me shefen e kabinetit të kryetarit të Komunës se Prishtinës, nuk do të ketë kompensim për punëtorët. Marrëveshja që kemi arritur është kjo gjysma e punëtoreve do të nënshkruajnë kontratë me komunën më nuk do të jenë privat. Punëtorët që kanë qenë më kompani kemi marrë obligim me komunën që kur do që operatori i ri fiton tenderin, do ja japim listën e këtyre punëtorëve që më mirësi do të jenë punëtorë të kompanisë së re”, tha Azemi.

Komuna e Prishtinës ka marrë përgjegjësi që punëtorët e kompanisë private të jenë në menaxhim të komunës duke i premtuar edhe rritje të numrit të punëtorëve.

“Gjatë kësaj periudhe për punëtorët që kanë qenë direkt në kompaninë private nuk do të ketë kompensim. Jemi marrë vesh që edhe numri punëtorëve të rritet. Si dhe për një kohë të shkurtër këta punëtorë do të jena në menaxhim të komunës. Neve na kanë vendos para aktit të kryer për shkak se kanë thënë që Ministria Financave nuk i ka akuluar financat prandaj nuk kanë hapur më herët tender”, pohoi ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img