0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Punëtorët teknikë të shkollave kushtëzojnë Komunën e Prishtinës me greva

Federate Sindikale e Punëtorëve Teknik të Sektorit Privat në Kosovë, Jusuf Azemi i ka dhënë ultimatum komunës së Prishtinës që t’i rrisin pagat për punëtorët teknikë të shkollave në kryeqytet deri të hënën. Përndryshe, Azemi theksoi se punëtorët do të hyjnë në grevë nga dita martë.

Kërkesat e punëtorëve janë që mos të ketë zbritje të pagave nga 300 në 250 euro.

Në takimin me punëtorët teknikë të 10 shkollave të komunës së Prishtinës është marrë vendim që nëse deri të hënën në orën 16:00 nuk ka rritje të pagave, nuk do të kryhet asnjë shërbim deri në përfundim të kërkesave.

“Sot kemi ardhur që të marrim një vendim çka tutje, meqë në momentin kur ne po e mbajmë takimin, komuna e Prishtinës ende nuk ka dalë me version zyrtar për ndryshimin e kësaj page që ne nuk guxojmë të flasim pa dalë zyrtarisht. Prandaj, sot vendosëm që nëse deri të hënën në orën 16:00 nuk kemi dokument zyrtar për rritjen e pagave, të martën në orën 12:00 do të takohemi dhe nëse kërkesat tona nuk janë të kënaqshme do të hyjmë në grevë dhe më nuk do të kryejmë asnjë shërbim deri në përfundim të kërkesave”, tha Azemi, shkruan KP, përcjell prishtinapress.net.

Kreu i SPSP-së ka ftuar edhe prokurorinë për hetimin e tenderit, pasi që ai dyshon në kurdisjen e tenderit ndërmjet komunës dhe kompanive private.

“E keqja është se po manipulohet me djersën e punëtorëve tanë për shkak të interesave të njerëzve për përfitimet e tyre individuale. Është e tmerrshme dhe me këtë rast thërras prokurorinë që të ndërhyjë se pse ndodhi kjo, kur kjo kontratë duhet të nënshkruhet për 14 muaj, e komuna e Prishtinës ka ndarë mjete 770 mijë euro, që nënkupton se më shumë do të mbesin mjete për njerëz të tjerë sesa për fuqinë punëtore që e kemi. Është mëkat që komuna sot ofron pagë 250 euro. Me këtë shumë udhëheqësit komunal të Prishtinës dhe udhëheqësit tanë shtetërorë nuk mund ta kalojnë dy ditë. Prandaj, nëse mbetet kjo, (ani se kemi informacione të mira për ndryshim), komuna e Prishtinës mos të llogaritë në mbi 120 punëtorë, sepse është vendim i prerë. Ne nuk do të punojmë me ketë pagë”, tha Azemi.

Pakënaqësitë e punëtorëve po ndodhin për shkak që Komuna e Prishtinës pas procedimit të tenderit për shërbime në mirëmbajtjen e shkollave me pagë neto 300 euro për këta punëtorë, ka ndryshuar shumën e pagave të punëtorëve dhe procedon me 250 euro.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img