Site icon PrishtinaPress

Punëtorët teknikë të QMF-ve në Prishtinë duan rritje pagash, protesta e greva nga java e ardhshme

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, përmes një postimi në Facebook tregoi se ka zhvilluar një takim me punëtorët teknik të QKM-ve në Prishtinë.

Ai tha se ata kërkuan rritje pagash dhe bëri të ditur se nga java e ardhshme do të ketë protestë dhe grevë.

“Në takimin e mbajtur sot me punëtor teknik të QMF në Prishtinë, u mor vendim që për 300 euro pagë bruto nuk punojmë dhe nga java e ardhshme fillohet me protesta dhe greva, deri te lëshimi kolektiv i vendeve të punës”, thuhet në shkrimin e Azemit.

Exit mobile version