Punëtorët teknikë të Kuvendit të Kosovës sot protestojnë para këtij objekti.
Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka thënë të hënën për Klankosova.tv se protesta do të jetë njëorëshe.
“Protesta do të fillojë nga ora 10:00 deri në ora 11:00, kërkesa është rritja e pagës”, ka deklaruar ai.