Site icon PrishtinaPress

Punëtorët paralajmërojnë grevë, nëse KEK-u s’ua rrit rrogat

Meqë s’u gjet zgjidhja për rritjen e pagave të tyre, punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës kanë në plan t’ia arrijnë qëllimit edhe me forma tjera.

Mbi 3 mijë të angazhuar në këtë ndërmarrje u morën vesh që pas një jave të organizohen e të vijnë në Prishtinë, për të protestuar. Por, rroga e ulët, siç thuhet, nuk është telashi i vetëm me të cilin këta thonë se përballën. Shujta e ushqimit është një telash tjetër i tyre.

Nëse protesta nuk ka efekt, krejt punëtorët e KEK-ut, sipas sindikatës, futen në grevë.

Sa i përket ngritjes së pagave, menaxhmenti i KEK-ut tha se janë në komunikim aktiv për të gjetur një zgjidhje bazuar në gjendjen financiare, ndërkohë që siç thanë, për shujtën ditore janë në proces kontraktimi./klankosova

Exit mobile version