Site icon PrishtinaPress

Punëtorët e shtetit mund të mbesin pa rroga

Paralajmëruan se marrëveshjen e koalicionit të ardhshëm qeverisës, mund ta arrijnë për 72 orë. Por, që nga zgjedhjet e 6 tetorit, kanë kaluar mbi 3 muaj, e një marrëveshje duket ende e largët.

E ky mosdakordim në mes të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e Lëvizjes Vetëvendosje, mund t’i lërë kosovarët pa paga.

Të paktën kështu thotë këshilltari politik në Ministrinë e Financave, Lulëzim Rafuna.

Ndërkohë sipas Rafunës, edhe për muajin mars duhet një vendim nga Kuvendi i Kosovës.

Sipas Rafunës, Ministria e Financave ka përgatitur buxhetin ashtu siç ka qenë i obliguar me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe është i gatshëm për procedim në Qeveri e Kuvend.

Në fund, Rafuna thotë që buxheti i shtetit është dashur të miratohet me 31 tetor të vitit të kaluar.

Por kjo gjë nuk është bërë, shkaku i procesit të zgjedhjeve.

Exit mobile version