Site icon PrishtinaPress

Punëtorët e sektorit privat protestojnë sot në Prishtinë

Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës proteston sot për gjendjen e rëndë të punëtorëve të këtij sektori.

Protesta do të mbahet në orën 11 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Kujtojmë se sot është Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, ku në të gjithë botën punëtorët protestojnë për të drejtat e tyre në punë./PrishtinaPress/

Exit mobile version