-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Punëtorët e Postës nga sot do të hyjnë në Grevë të Përgjithshme

Sindikata e Punëtorëve të Postës së Kosovës ka bërë të ditur se nga sot të gjithë punëtorët do të hyjnë në Grevë të Përgjithshme e cila nuk do të ndalet deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Gjatë kësaj kohe në sportelet e Postës së Kosovës nuk do të ofrohet asnjë shërbim.

Greva nuk do të ndalet deri realizimin e të gjitha kërkesave. Kërkesa kryesore e tyre është realizimi i pagave për të gjithë punonjësit e Postës së Kosovës.

Po ashtu edhe garantimi me shkrim nga Menaxhmenti, Bordi dhe Qeveria e Kosovës që ekzekutimi i pagave në muajt e ardhshëm do të bëhet brenda afatit ligjor.

Kërkesë tjetër e tyre është se Qeveria e Kosovës të kryej urgjentisht obligimin ligjor ndaj Postës – rimbursimin e humbjeve në Shërbimin Universal Postar.

Qeveria t’i mundësoj Postës të marrë shërbimet që i ka secili operator postar në rajon dhe më gjerë (pensionet dhe skemat e ndryshme sociale, shpërndarja e faturave për shërbime publike si dhe themelimi i Post-Bankës).

Greva sipas sindikates do të pasohet edhe me veprime të tjera sindikale deri në realizimin e plotë të kërkesave të punëtorëve të PK Sh.A.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img