Punëtorët e larguar nga KEDS-i sot protestojnë para Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Po ashtu, veç protestës do të dorëzohet edhe një kallëzim penal ndaj menaxhmentit të KEDS-it.
Siç thuhet, protesta do mbahet në shenjë pakënaqësie ndaj gjykatës për mos veprim ndaj kësaj kompanie, pasi nuk po zbaton vendimet.
Protesta njëorëshe fillon në ora 10:00 para Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë.