-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Punëtorët e kompanisë publike “Eco–Higjiena”, në mëshirën e fatit

Tani po bëhen dy muaj dhe tenderi për shërbime publike nga ana e Komunës së Gjilanit, gjegjësisht kontrata për mirëmbajtjen e hapësirave publike, ende mbetet e panënshkruar. Këtë kontratë deri më tani e ka pasur kompania “Eco-Higjiena”, për të cilën, shërbimet i kanë kryer mbi 35 punëtorë.

Sipas PDK-së dega në Gjilan, mosinteresimi dhe inferioriteti i Komunës ka shkuar aq larg sa që zyrtarët e saj as që qajnë hallin për fatin e kësaj kontrate apo këtyre punëtorëve.
“Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik vazhdon me neglizhencë, e cila shihet se është pengesë për zhvillimin e kompanisë Eco-Higjiena, e lëre më të mbrojë interesat e punëtorëve në këtë ndërmarrje. Zyrtarët komunalë, nuk është që s’kanë interesa, sepse kur vjen në shprehje çështja e punësimeve të familjarëve të tyre, apo të mos flasim për interesa të tjera të përfitimeve ekonomike që kanë në këtë ndërmarrje”, konsideron dega e PDK-së në Gjilan.
Duke e parë gjithë këtë gjendje rreth fatit të mbi 35 punëtorëve, Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar llogaridhënie nga drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Bordi i Drejtorëve nga pjesa publike, për gjendjen e krijuar dhe pa aftësi totale të tyre për mbrojtjen e interesave të punëtorëve dhe kompanisë në përgjithësi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img