0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Punëtorët e KEK’ut kërcënojnë të lënë Kosovën në terr, shkak pagat

Qindra prej tyre bashkuan zërin i cili këtë të enjte jehoi në Prishtinë. Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës të pakënaqur me kushtet që kanë, panë këtë veprim sindikal si të domosdoshëm.

Madje përmes kësaj proteste, po kërcënojnë se nëse nuk përmbushen kërkesat e tyre, do ta lënë Kosovën në terr.

Më i zëshëm ndaj menaxhmetit të KEK-ut për rritje të pagave ishte përfaqësuesi tjetër i sindikatës, Xhelal Jashari.

Kjo protestë u shoqërua edhe me praninë e policisë së Kosovës, pavarësisht se përfundoi pa ndonjë incident.

Mirëpo, cilat janë arsyet e tjera që këta punëtorë të KEK-ut nuk janë të kënaqur me vendin e punës?

Përkrahje kërkesave të punëtorëve të KEK-ut iu dhanë edhe përfaqësues të sindikatave të tjera.

Punëtorët e KEK-ut marshuan edhe para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, ku potencuan nevojën e pranimit edhe të 2000 mijë punëtorëve të rinj në KEK.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img