Të premten Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës ka protestuar me kërkesë, rritjen e pagave.
Kjo protestë nuk po del të jetë i vetmi reagim nga kjo sindikatë për pakënaqësitë e tyre.Me 22 maj Sindikata e KEK-ut do të hyjë në grevë, nëse nuk i plotëson kërkesat Qeveria.
Kështu ka paralajmëruar për Front Online kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Nexhat Llumnica.
Përveç ngritje të pagave, punëtorët e KEK-ut kanë edhe pakënaqësi të tjera në punë.
Llumnica ka përmendur disa nga to.
“Me 22 maj do të fillojmë me grevë, nëse nuk ndodh rritja e pagave deri me këtë datë.
Pakënaqësitë tjera janë: të paguhet rrezikshmëria, respektimin e ligjit të punës aty ku duhet të paguhen vikendet, marrëveshjen kolektive në nivel të ndërmarrjes dhe shumë të tjera”, u shpreh Llumnica.