3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Punëtorë e larguar nga puna bllokojnë punën e KEDS-it

Më shumë se 20 punëtorë të KEDS-it të larguar nga puna ditë më parë, kanë mbyllur sot në mëngjes dyert kryesore të KEDS-it në Distriktin e Mitrovicës, duke pamundësuar kështu punën në këtë distrikt.
Ata kanë protestuar kundër largimit nga puna të 21 punëtorëve nga ky distrikt, duke paralajmëruar masa edhe më radikale nëse problemi i tyre nuk zgjidhet shpejtë.
Abdullah Veseli, kryetari i Shoqatës së Sindikatës së Punëtorëve për rajonin e Mitrovicës, ka bërë të ditur për KosovaPress, se gjithsej 21 punëtorë janë larguar nga puna prej këtij distrikti.

Sipas tij, nëse nuk zgjidhet problemi I këtyre punëtorëve, ata do të dalin në rrugë për të protestuar dhe do të hynë në grevë.
“Kjo revoltë e punëtorëve po ndodhë për shkak të largimit të punëtorëve nga puna të cilën e ka bërë menaxhmenti pa kurrfarë kriteresh, të cilët shpallin Departamente të palicencuara dhe pastaj i shuan ato duke i larguar punëtorët nga puna. Në Mitrovicë kemi 21 punëtorë të larguar nga puna, të cilët kanë kryer punën me sukses dhe janë shumë të suksesshëm në punë dhe kurrë nuk kanë pasur shkelje të detyrave të punës…Andaj, kërkoj nga menaxhmenti i KEDS-it që të eliminojë këtë trend dhe t’i kthej punëtorët në punë. Ndryshe, ne do të revoltohemi dhe do të marrim masa më radikale sesa sot…Do të dalim edhe në rrugë, do të protestojmë, do të hymë edhe në grevë…Të gjithë këta punëtorë të cilët janë larguar nga puna janë me kontrata të përhershme”, ka thënë Veseli.
Musa Nimani, njëri nga punëtorët e larguar, tha se punon qe 29 vite, ndërsa tani nuk di se si do ta mbaj familjen e tij 6 anëtarëshe dhe t’i shkollojë fëmijët.
“Punoj prej vitit 1987 deri në masat e dhunshme të përgjithshme.. Në gusht të viti 99 jam kthyer në vendin e punës, kështu që sot jemi të larguar nga puna me vendim të prerë…Më datë 29.09 na kanë lajmëruar me shku në burime njerëzore. Kemi shku, na kanë thënë se ky shërbim nuk ka ekzistu…Krejt kolegët që jemi sot, janë që kanë punuar prej viteve 80-ta…Jemi gjashtë anëtarë të familjes, familja nuk e din, ata mendojnë se unë kam ardhur sot në punë, ndërsa sot djalin e kam nisur në fakultet, është student i vitit të dytë…Nuk e di më prej sotit a e kam mundësinë me i thënë me vazhdu shkollën, apo mundësia ime ka me qenë me i thënë biletën Vinarc-Mitrovicë, Mitrovicë-Prishtinë, katër bileta, dhe nëse ka ligjërata dy herë në ditë, ai duhet me pas edhe për një byrek me hongër, unë s’kam me pas mundësi me ia ofru me vazhdu vitin e dytë”, theksoi Nimani.
Në anën tjetër, Edmond Osmani, njëri nga udhëheqësit e KEDS-it të Distriktit në Mitrovicë, nuk ka pranuar të prononcohet për KosovaPress, duke thënë se nuk ka të drejtë të flas për media.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img