Komuna e Prishtinës që udhëhiqet nga Përparim Rama, më së paku duket si “Prishtina e Përjetimeve” siç e quante ai gjatë fushatës.
Derisa banorët e kryeqytetit presin të zgjidhen problemet me të cilat përballen çdo ditë, para disa muajsh LDK u mor me diçka tjetër, shkatërrimin e koalicionit me PDK-në, raporton Gazeta Sinjali.
Ndërsa tash, disa zyrtarë të komunës janë angazhuar të kontribuojnë në “Rrugën e Re” të LDK-së, që siç duket po e përjetojnë goxha shumë.
“Plot shpresë e pasion në rrugën e re!” – është mbishkrimi i një postimi të Krenar Xhaferit, drejtor i Investimeve kapitale dhe menaxhimit të kontratave.