-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Punësoi ilegalisht 3 shqiptarë, gjobë marramendëse për punëdhënësin në Gjermani

Tre shqiptarë në mënyrë ilegale filluan punën në ndërtimtari.

Mediat gjermane i kanë kushtuar një artikull lidhur me tri raste punësimi illegal që rezultuan se ishin në sektorin e ndërtimit.

Gjithçka nisi kur disa zyrtarë të kontrollit financiar gjerman për punë të padeklaruar vendosen në Dortmund të kontrollojnë një projekt ndërtimi në Recklinghausen-Süd.

Si përfundim i kontrollit, raporti i tyre tregon se dy shtetas nga Shqipëria dhe një shtetas nga Maqedonia e Veriut ishin të punësuar si punëtorë ndërtimi, në mënyrë ilegale.

Referuar raportit, çdo person i ardhur nga Ballkani, qoftë shtetasit shqiptarë apo maqedonas, kanë nevojë për një lejeqëndrim që u jep të drejtën për të punuar në Gjermani, transmeton tutje albinfo.

Ndërkohë që tre burrat, të moshës 24, 32 dhe 38 vjeç, mund të identifikoheshin vetëm me pasaportat e tyre. Ata nuk kishin një lejqëndrim të vlefshëm për të marrë një punë fitimprurëse.

Raportohet se ndaj tyre u ngrit procedimi penal me dyshimin për qëndrim të paligjshëm.

Mediat gjermane fokusin e hedhin te punëdhënësi i shqiptarëve që tani po përballet me procedimin për lehtësimin e qëndrimit të paligjshëm dhe punësimin e paligjshëm të punëtorëve pa leje pune të vlefshme.

Raportohet se ai do të përballet me një dënim deri në dhjetë vjet burgim, apo me një gjobë deri në 500 000 euro./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img