2 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Punësimi i mbesës së Jahjaja Kokës, ministria që drejton Nagavci thotë se ishte me përvojë

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e ka konfirmuar lajmin që Fadile Dyla, është emëruar Ushtruese e Detyrës së sekretarit, ose thënë me ligjin e ri të shërbimit civil, zëvendësuese e sekretarit.

Në një përgjigje me shkrim për Albanian Post nga MASHT kanë thënë se Dyla punon në këtë ministri dhe është emëruar U.D e sekretarit, pozitë kjo e përkohshme, që vendoset direkt nga ministri.

“Zonja Fadile Dyla nuk është emëruar sekretare por zëvendësuese e sekretarit deri në zgjedhjen e sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë. UD i sekretarit të deritanishëm ka qenë në këtë pozitë për më shumë se një vit”, thuhet në përgjigje nga ky institucion.

Nga ministria që udhëhiqet nga Arbërie Nagavci, kanë thënë se me ligjin e shërbimit civil “asnjë pozitë e lartë drejtuese nuk duhet të plotësohet me ushtrues detyre për më shumë se 3 muaj. Ky afat mund të vazhdojë edhe për tre muaj gjatë zhvillimit të procedurave të rekrutimit. Ndërkaq, për pozitën në fjalë ishte tejkaluar ky afat”.

Sipas MASHT për pozitën e plotësimit të sekretarit tashmë ka startuar procesi.

“Për plotësimin e pozitës së sekretarit, kanë filluar procedurat e rekrutimit sipas Ligjit Nr.06/L-114 Për Zyrtar Publik dhe Rregullores Nr.15/2020 për Pranimin, Vlerësimin dhe Disiplinën e Nëpunësve të Lartë Drejtues. I tërë procesi do të realizohet në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi”, thuhet tutje.

Nga MASHT kanë bërë të ditur se Fadile Dyla në këtë dikaster punon që nga viti 2002 dhe ka udhëhequr disa departamente.

“Zonja Dyla punon në Ministrinë e Arsimit që nga janari i vitit 2002 kurse si drejtore në MASHTI është që nga viti 2003. Që nga ajo kohë ka udhëhequr departamente të ndryshme, ndërsa gjatë mandateve të kaluara, herë pas here ka zëvendësuar sekretarët e Ministrisë në mungesë të tyre”.

Ngritjen në pozitë të Fadile Dylës, mbesës së deputetit të Vetëvendosjes, Jahja Koka, e arsyetojnë nga ministria e arsyetimin se “është drejtoresha me përvojën më të gjatë brenda Ministrisë dhe për këtë arsye është emëruar zëvendëse e sekretarit”.

Albanian Post ka kërkuar nga Ministria e Arsimit sqarime për lidhjen familjare të Dylës me Kokën, por nga MASHT nuk e kanë përfshirë në përgjigjen e tyre këtë pjesë.

Vetë Koka ka folur për Albanian Post. Ai u betua që përveç që s’ka ndikuar në ngritjen e mbesës në pozitë, as që e ka ditur se ka ndodhur kjo ngritje.

Megjithatë, ka deklaruar se mbesën e ka shumë arkitekte të zonjën.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img