Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka dhënë një pozitë të rëndësishme nënës së këshilltares së saj, Arrita Golës.
Në vendimin e MASHT-it, thuhet se Valbona Puka – Gola është emëruar anëtare e Këshillit drejtues të Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”.
Ndërkohë, vlen të theksohet se Nagavci e kishte rehatuar në punë edhe motrën e saj. Krenare Lleshi, motra e ministres, ishte e angazhuar në njërin nga grupet punuese për hartimin e Planit Strategjik të Arsimit 2022-2026.
Kurti ndërkaq, para se të vinte në pushtet, kishte deklaruar se institucionet nuk janë për fisin, pasi që sipas tij, fisi është për dasma.