4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Punësimet e dyshimta në Kompaninë e Ujësjellësit “Prishtina”

Parregullsi të shumta ka evidentuar Auditori i Përgjithshëm gjatë punësimeve në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”.

Në mesin e 45 punëtorëve lexues të orëmatësve të ujit, tre nga aplikuesit ishin pranuar në punë edhe pse kishin më pak se 81 pikë nga testimet.

Kurse në këtë konkurs ishin eleminuar kandidatët që kishin mbi 81 poena.

“Po ashtu, kompania kishte angazhuar 45 punëtorë lexues të orëmatësve të ujit për një periudhë tre (3) mujore me kontratë për punë dhe detyra specifike gjatë vitit 2017, megjithatë tre prej tyre nuk ishin angazhuar sipas meritës. Përkundër që në listën prioritare të komisionit për vlerësim ishin listuar kandidatët sipas pikëve, Kompania me aktvendimin e datës 06.10.2017 në mesin e 45 punonjësve, kishte pranuar tre kandidatë të cilët kishin më pak se 81 poena ndërsa i kishte eliminuar kandidatët që kishin mbi 81 poena”, ka gjetur Auditori, raporton lajmi.net.

Paregullsi tjera në testin me shkrim janë evnidentuar në konkursin për pozitën e arkëtarit, dhe shpërndarësit të faturave.

“Në konkursin për dy pozita, arkëtar dhe lexues/shpërndarës të faturave, të datës 27.04.2017, kemi identifikuar dobësitë si në vijim: Testi me shkrim nuk ishte përgatitur në pajtueshmëri me udhëzimin administrativ nr. 14/2011 për rregullimin e procedurave për themelimin e marrëdhënies se punës në sektorin publik, neni 5.5 dhe 6 që testi të përbëhet nga tri pjesë: pjesa e njohurive të përgjithshme me 25 poena; pjesa e pyetjeve e aftësive të përgjithshme me 35 poena dhe pjesa e tretë që lidhet me vendin e punës 40 poena. Testi nuk ishte i ndarë në tri pjesë sipas udhëzimit. Për më shumë, të punësuarit në pozitën lexues/shpërndarës i faturave komisioni i vlerësimit i kishte mbivlerësuar poenat e testit në mënyrë jo të drejt. Vlerësimi jo i drejtë i kandidatëve kishte ndikuar direkt në eliminimin e kandidatit me të suksesshëm”, thuhet tutje në Raportin e Auditorit.

Gjetje tjetër është edhe pagesa e menaxherëve dhe mbajtja e tyre në punë pa konrata. Në 9 raste të tilla kontrata kishin skaduar në vitin 2016, por ata kishin vazhduar të paguhen edhe gjatë vitit 2017.

“Sipas nenit 10 dhe 11 të Ligjit nr. 03/L-212 të punës, kontrata e punës lidhet në formë të shkruar dhe nënshkruhet nga punëdhënësi dhe punëmarrësi. Kontrata përfshin elementet e përcaktuara: datën e fillimit, kohëzgjatjen e kontratës dhe përfundimin e marrëdhënies së punës. Nëntë (9) menaxherëve u kishin skaduar kontratat në fund të dhjetorit 2016, por të njëjtit kishin vazhduar të punojnë dhe të paguhen gjatë gjithë vitit 2017 pa vazhdimin e kontratave. Kontratat e tyre ishin vazhduar nga 01.01.2018. Kjo për shkak të menaxhimit jo efikas dhe funksionimit të dobët të kontrolleve të brendshme”, ka gjetur Auditori.

Niveli i ulët i inkasimit të faturimeve

Pavarësisht përpjekjeve për të rritur inkasimet e faturimeve të shërbimit, KRU Prishtina, për vitin 2017 kishte arritur të arkëtoj vetëm 12,347,175€ nga 14,220,393€ të faturuara, respektivisht vetëm 87% e vlerës së faturuar. Nga të dhënat e faturimeve dhe arkëtimeve për vitet 2016 dhe 2017, në vitin 2017 vërehet një rënie3 prej 3% e arkëtimeve në raport me faturimin e realizuar. Kjo reflekton trajtimin jo adekuat të kësaj çështjeje nga menaxhmenti i kompanisë.

Vonesa në realizimin e projekteve të financuara përmes kredisë nga banka gjermane

Sipas marrëveshjes për projektin “Ujësjellësi Komunal dhe Largimi i Kanalizimit në Prishtinë Faza II” (fabrika në Badovc e financuar përmes kredisë në mes të Bankës Qeveritare Gjermane KfË Frankfurt am Main (KFË)4 dhe Republikës se Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave (Huamarrës) dhe KRU Prishtina për 6,000,000€, kompania kishte lidhur kontratë për ekzekutimin e punëve me 15.08.2013 me afat 600 ditë për finalizimin e punimeve.

Certifikata për pranim dorëzim final të projektit ishte lëshuar me datën 12.06.2017, respektivisht projekti ishte me një vonesë mbi 2 vjet e 2 muaj. Më tutje, certifikata për pranim/dorëzim final ishte lëshuar me një listë të punëve të pakryera. Për punët e mbetura, kompania ka siguruar garancionin për ekzekutimin e punëve nga operatori, të cilat i kishte finalizuar deri me 22.06.2018. Këto vonesa ishin për shkak të ndryshimeve në projekt gjatë ekzekutimit të punimeve të cilat ishin si pasojë e mos identifikimit të saktë të nevojave dhe hartimit të specifikave jo të sakta të projektit.

Sipas marrëveshjes për projektin “Ujësjellësi Komunal dhe Largimi i Kanalizimit në Prishtinë Faza III” (Ndërtimi i Fabrikës se re në Shkabaj) në vlerë 20,000,000€ e financuar përmes Bankës Qeveritare Gjermane KfË Frankfurt am Main (KFË)5 dhe Republikës se Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave (Huamarrës)6 dhe KRU Rajonal Prishtina, kompania ka nënshkruar kontratë (e ndarë në dy komponenta7) në vlerë 28,181,575€. Afati për finalizimin e projektit ishte deri me 01.10.2016. Megjithatë, pranimi përfundimtar i projektit është bërë më datën 01.06.2017 respektivisht me 8 muaj vonesë. Kjo ka ndodhur për shkak të mos finalizimit të shpronësimeve me kohë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor që rrjedhimisht kishte shkaktuar vonesa në ekzekutimin e punimeve, ndërsa kompania nuk e kishte vlerësuar rrezikun e vonesave të mundshme të shpronësimit për të reflektuar në planin për implementimin e kontratës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img