-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

“Punësime me favorizime politike”- Përkrahësi i Imri Ahmetit përzgjedhet mësimdhënës

Pushteti i LDK-së në komunën e Lipjanit, ka përzgjedhur mësimdhënës për Edukatë Fizike në disa shkolla, përkrahësin e saj, Granit Misinin.

Drejtoria Komunale e Arsimit në Lipjan, me datën 13 dhjetor të 2023-tës kishte shpallur konkurs për mësimdhënës në disa shkolla. Me 26 janar të këtij viti janë përzgjedhur kandidatët e pranuar në këtë konkurs.

Në mesin e të pranuarve është edhe Granit Misini, mësimdhënës për Edukatë Fizike, në disa shkolla të Komunës së Lipjanit.

Por, sipas profilit personal të tij, Granit Misini është përkrahës i kryetarit Imri Ahmeti dhe partisë së tij në pushtet.

Tubimet, postimet e Imri Ahmetit apo të LDK-së në Lipjan, kanë marrë përkrahje nga Misini, duke i shpërndarë në Facebook.

Gazeta Insajderi, ka kontaktuar me Drejtorin e Arsimit, Rasim Hasanin në komunën e Lipjanit, i cili tha se Granit Misini është përzgjedhur në bazë të kualifikimeve të tij.

Ai shtoi se nga katët aplikuesit, Misini kishte më së shumti ECTC, duke shtuar se bashkë me rezultatin e testeve obligative është mundësuar përzgjedhja e tij.

“Sa i perket pyetjes suaj ju informoj se në konkursin për të cilin interesoheni kemi pas 4 aplikues për lëndën Edukatë Fizike dhe prej tyre 3 aplikues me kualifikimin 240 ECTS ndërsa Granit Misini me 300 ECTS. Kualifikimi i tij dhe rezultati në testet obligative e kaë mundësuar përzgjedhjen e tij”, tha Rasim Hasani.

Tutje, Gazeta Insajderi ka kontaktuar edhe me vetë Granit Misinin, i cili tha se është pranuar me mënyrë të rregullt.

“Unë si kandidat potencial i kualifikuar me Bachelor dhe master në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe të Sportit në -UP, kam aplikuar dhe i jam nënshtruar testit përkates me shkrim, ku e kam kaluar, pastaj jam ftuar përballë komisionit përkates, në intervistën me gojë, dhe jam pranuar me mënyrë të rregullt duke i plotësuar të gjitha kriteret e parapara nga Mashti”, tha Misini.

Lidhur me punësimet në Komunën e Lipjanit, me baza partiake kanë reaguar edhe opozita.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së në Lipjan, Arsim Jashari tha për Insajderin se favorizimet që po bëhen përbejnë shkelje të drejtave të njeriut për të gjithë pjesëmarrësit në konkurse publike.

“Ne si opozitë dhjetëra herë kemi reaguar për ketë fenomen. Punësimet të cilat po ndodhin me favorizime politike, përbejnë shkelje të drejtave të njeriut për të gjithë pjesëmarrësit në konkurse publike si dhe kanë ndikim në demoralizimin e personave të kulifikuar për punë. Ju bëjmë thirrje organeve të drejtësisë që të zbarkojnë ne Lipjan“, tha Jashari.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img