Të enjten e shkuar në qytetin Zhubei të Tajvanit, në një rrugë është hapur toka dhe për punë sekondash ka përpirë një veturë Tesla Y të parkuar. Kamera e vëzhgimit nga objekti afër ka kapur momentin.
Për fat të mirë s’ka pasur të lënduar. Tesla ka pësuar dëme.
Pronari i veturës ishte në hotel në atë minutë dhe kur e ka parë ngjarjen në televizor është shokuar, shkruan “DriveTesla”.
Ai ka treguar se veturën e kishte blerë që vetëm një muaj dhe se e kishte vozitur vetëm pesë herë.
Kjo është hera e gjashtë që ndodhin incidente të tilla në këtë zonë. Për këtë arsye kryebashkiaku ka vendosur t’i ndalë punimet në objektet afër.