Ousmane Dembele do të jetë futbollisti më i ri i Paris Saint-Germain.
Është eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano që raporton se marrëveshja është arritur.
Madje, janë caktuar edhe testet mjekësore për futbollistin francez, transmeton Gazeta Express.
PSG do të paguajë 50 milionë euro për shërbimet e tij, teksa Barcelona do të përfitojë diç më shumë se gjysma e kësaj shume.
Dembele do të nënshkruajë kontratë deri në qershorin e vitit 2028.