2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Puna më e re: 60 ditë shtrirë në krevat dhe paguheni 16 mijë euro

​Instituti francez i Mjekësisë dhe Fiziologjisë është duke kërkuar vullnetarë të cilët do të kalojnë 60 ditë në shtrat pa bërë asgjë përveç nevojave fiziologjike dhe për këtë ‘punë’ do të paguhen 16 mijë euro.

Kandidatët idealë për këtë janë njerëzit të moshës në mes 24 dhe 45 vjeçare, që nuk pinë duhan, nuk kanë alergji dhe kanë një indeks maksimal të masës trupore, transmeton Lajmi.net.

“Rregulli është që tërë kohën të paktën një sup të jetë në kontakt me një krevat ose kornizë”, ka thënë koordinatori i eksperimentit Dr. Arno Beck, duke shtuar se ideja e studimeve është riprodhimi i peshës në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Para se të filloj kjo punë, kandidatët duhet të kalojnë për rreth dy javë në testet intensive fiziologjike dhe të matjeve.

Pas përfundimit të eksperimentit, pjesëmarrësit do të kenë dy javë kohë për të kaluar në institutin në Tuluzë në rimëkëmbjen e programit, gjatë se cilës do të ketë përsëri një sërë testesh që shkencëtarët të përpiqen të njohin efektet negative të peshës në trupin e njeriut.

Beck ka thënë se pjesëmarrësit e eksperimentit do të vuajnë nga humbja e muskujve në pjesë të shumta të trupit, rënie të densitetit të kockave dhe vështirësi në këmbë, e cila është anë negative e kësaj pune.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img