Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim të përbashkët ambasadorët e shteteve të QUINT-it, përkatësisht SHBA-ve, Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Gjermanisë dhe Italisë, shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe atë të OSBE-së, shkruan Gazeta Express.
Sipas njoftimit, Konjufca dhe ambasadorët diskutuan për agjendën legjislative të Kuvendit për vitin që po lëmë pas.