Site icon PrishtinaPress

Pulmologu kosovar i tregon pasojat e përdorimit të cigareve elektronike

Pulmologu kosovar, Flamur Marku ka folur për pasojat e përdorimit të cigareve elektronike, konsumimi i të cilave është rritur kohëve të fundit.

Ai thotë se ato përmbajnë një substancë vajore që përpos problemeve në ngushtimin e rrugëve të frymëmarrjes, shumë studime tregojnë se shpeshherë shkakton edhe penumoni të rralla intersticiale.

Madje, këto pneumoni atipike, thotë ai mund të çojnë deri në humbjen e jetës, transmeton gazeta online Reporteri.net.

“Cigaret elektronike “vipes” që quhen që është një substancë vajore që përveç problemeve në ngushtimin e rrugëve të frymëmarrjes është e dokumentuar nga shumë studime që shpeshherë shkakton edhe pneumoni të rralla intersticiale, do të thotë pneumoni më të rralla, jo pneumoni tipike që i kemi ne që trajtohen shumë më lehtë, por ato pneumoni më atipike që shpeshherë mund të sjellin pasoja deri në humbjen e jetës”, ka thënë ai në KTV.  /Reporteri.net/

Exit mobile version