3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Puding turk kazandibi: Ëmbëlsira të cilën të gjithë e adhurojnë!

E butë, e ëmbël si fjollë bore

Për kazandibi nuk janë të nevojshëm artikuj të shtrenjtë, por kujdesi dhe durimi, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

– 1 litër qumësht;
– 3 lugë miell orizi (bën edhe miell gruri),
– 3 lugë nisheste;
– 1 gotë sheqere të imët;
– 50 g gjalpë apo margarinë;
– 1 të verdhë të vezës;
– ½ gote sheqer pluhur;
– pak gjalpë për lyerje të tiganit;
– pak miell kokosi apo fëstëkë të bluar për zbukurim.

Përgatitja:

Në qumësht shtoni sheqerin e imët dhe qiteni në pllakë shporeti që të vlojë.

Gjatë asaj kohe tundni miellin, nishestenë dhe të verdhët e vezës me pak ujë dhe gradualisht duke e përzier vazhdimisht shtoni në qumështin i cili vlon.

Ulni zjarrin dhe zieni derisa të dendësohet.

Në fund shtoni gjalpin dhe kur ai të shkrihet shkurtimisht me mikser tundni kremin që të bëhet i shkriftë.

Një tigan të madh lyeni me gjalpë dhe qitni sheqerin pluhur, ndërkaq sipër qitni kremin e nxehtë.

Tiganin lëreni në pllakë shporeti që sheqeri të karamelizohet.

Herë pas here me lugë kontrolloni se a është karamelizuar, dhe nëse tigani është më i madh se pllaka, silleni në atë mënyrë që të nxehet i gjithi.

Kur të përfundojë karamelizimi, tiganin vendoseni në një tepsi të madhe dhe në tepsi me kujdes qitni ujë të ftohtë për t’u ftohur sa më shpejt dhe përmbajtja të ndahet nga ena.

Ëmbëlsirën e ftohur futeni në frigorifer për dy orë, pastaj me thikë të mprehtë priteni në shirita të gjerë.

Ëmbëlsirën e përfunduar zbukurojeni me miell kokosi apo me fëstëkë të bluar.

Ju bëftë mirë.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img