Policia në Gjilan ka njoftuar se kanë identifikuar një shofer i cili ka publikuar video duke vozitur 222 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar ishte 50 km/h.
“Njësiti rajonale i trafikut rrugor Gjilan falë bashkëpunimit me media dhe si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve operative dhe hetimore ka identifikuar kundërvajtësin i cili në rrjete sociale ka publikuar një video incizimi në të cilin shihet se në fshatin Bresalc, aksi rrugor Prishtinë-Gjilan duke vozitur automjetin e tij me shpejtësinë dyqind e njëzet e dy (222) km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është pesëdhjetë (50) km/h.”
Ai është gjobitur me 300 euro, 3 pikë negative dhe ndalim vozitje për 3 muaj.
“Të njëjtit konform ligjit për rregullat në trafikun rrugor i është shqiptuar gjoba në vlerë
prej treqind (300) euro, tri (3) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej tre (3) muaj.”
“Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë.”