Kantautori Shpat Deda e ka publikuar videoklipin në formë të një ‘stop motion’ animacioni për këngën me titull “T’huj” nga albumi i fundit i tij “Rrugës”.
Kënga “T’hu” ka tekst dhe komponim të Shpat Dedës, i cili e ka bërë edhe pjesën kryesore të aranzhmanit.
Produksioni dhe inçizimi live janë bërë në bashkëpunim të afërt me Dritëro Nikqin.
Ky projekt është incizuar dhe miksuar në Studio C në Prishtinë me audio dhe miks inxhinier Dritëro Nikqin. Masterizimi i këngës është bërë në studion Jammin Masters në Berlin me inxhinier masterizimi Cem Oral.
Animacioni që shihet në videoklip është punuar nga Lorna Çekixhi dhe Joan Kamberaj nga Tirana. Lorna Çekixhi është përkujdesur për konceptin, skenarin, dizajnin e karaktereve dhe të seteve, montazhën e ka bërë vet Shpat Deda ndërsa për rregullimin e ngjyrave është përkujdesur Rron Ismaili.
Video animacionin e veçantë mund ta shihni duke e ndjekur vegëzën më poshtë: