1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Publikohet videoja nga klubi i natës- aty ku Alves dyshohet se ka kryer ngacmim seksual ndaj 23 vjeçares

Në paraburgim nga e premtja e kaluar, Daniel Alves i cili akuzohet nga një grua se e kishte sulmuar seksualisht në një klub nate në Barcelonë (Spanjë) në dhjetor, nuk është në situatë të favorshme. Pamjet nuk përkojnë me asnjë nga versionet që futbollisti ka dhënë në gjyq gjatë fazës së hetimit.

Gazeta de Catalunya ka publikuar këtë të diele (sot) se “qëndrimi i lojtarit dhe viktimës në banjën e diskotekës zgjati më shumë se 15 minuta”.

“Në çështjen ligjore për përdhunim nga futbollistit Dani Alves, në paraburgim në burgun e Brians, do të merren parasysh deklaratat që i akuzuari ka bërë në gjykatë, gjatë fazës së hetimit, si dhe ato që ai shpjegon ditën kur ai ulet në bankën e të pandehurit, në rast se zhvillohet gjykimi. Megjithatë, i ka dëmtuar besueshmërinë ish-lojtarit të Barcelonës, në të cilën jep një version të ngjarjeve që nuk përputhet me regjistrimet nga kamerat e sigurisë të klubit të natës ‘Sutton’, të cilat ndër të tjera tregojnë se ai dhe denoncuesja kanë mbetur të mbyllur në toalet mbi pesëmbëdhjetë minuta” , thuhet në artikullin e gazetës.

Pamjet e regjistruara nga kamerat i kanë dhënë më shumë vërtetësi ankesës së 23-vjeçares. Përveç kësaj, gjykatësi konsideroi se historia e viktimës ishte e qëndrueshme, përveç provave të ofruara nga ajo dhe Mossos d’Esquadra (policia katalanase).

Nga ana tjetër, rrëfimi i Dani Alves, i cili ka pësuar disa modifikime që kur ka dëshmuar para gjykatës, doli me konstatimin se ata kanë kryer marrëdhënie seksuale që kanë qenë “konsensuale”.

Në denoncim, gruaja siguron se është sulmuar dhe dhunuar më 30 dhjetor në një banjë në klubin e natës Sutton.

Sipas gazetës ACE nga publikimi i gazetës në video shihet Dani Alves duke folur me viktimën, duke e prekur pa pëlqimin e saj dhe duke u mbyllur në tualet në zonën VIP të klubit të natës për 16 minuta ku dyshohet se do të kishte ndodhur sulmi seksual.

Pas kësaj, e reja njoftoi sigurimin e klubit të natës, që aktivizoi protokollin kundër ngacmimeve dhe dhunës seksuale, por vetëm dy ditë më vonë ai bëri denoncimin nga frika se mos e besonin.

Dani Alves u arrestua atë ditë në Barcelonë pasi shkoi vullnetarisht në një stacion policie për t’u përgjigjur për sulmin e dyshuar seksual.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img