0.7 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

Publikohet video, ylli i Manchester Cityt kapet nga kamerat me një grua

Kyle Walker, ylli i Manchester City dhe i kombëtares angleze, është kapur nga kamerat e sigurisë të një lokali të dielën në gjendje të dehur në prani të një femre dhe shokëve të tij.
32-vjeçari, në gjendje të dehur siç duken edhe nga pamjet, fillon të kërcejë me një femër e cila nuk ishte gruaja e tij, duke e prekur nga vendet intime gjatë përqafimeve. Lojtari britanik mund të përballet me një hetim policor, raporton “The Sun”.

Ai nuk ndalet vetem me prekjet. Pasi kërcen pisët me vajzën në pamje, ai ul tutat e tij disa herë duke i treguar organin gjenital. Ëalker mbërriti në lokal rreth orës 17:20 të dielën dhe kaloi afro 90 minuta duke pirë dhe kërcyer me shoqërueset femra.

 

Sjellja e tij e pahijshme në një vend publik, ku më shqetësuesja është shfaqja e organit gjenital në një ambient të papërshtatshëm, mund të vendosë në lëvizje policinë vendase dhe lojtari anglez mund të marrë një dënim maksimal deri në dy vite. Sipas aktit të veprimeve seksuale të vitit 2003, një person që kryen ekspozim të pahijshëm dhe të qëllimshëm të organit gjenital, shpallet fajtor duke u dënuar me burg ose me një gjobë të pakufizuar.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img