Gjatë ditës së sotme, bashkëshortja e heroit Agim Ramadani, Shukrije Ramadani ka bërë publike punimin e diplomës së këtij të fundit.
Ramadani temën e diplomës e ka rezlizuar në drejtimin si ushtarak karriere në fushën e komunikacionit,në kazermën “Ivan Goshnjak”në Zagreb.
“Të nderuar miq të portës sime digjitale. Meqë shum nga ju keni njohur Agimin,por nuk keni pasur rastin të njifni bukurshkrimin,përkushtimin dhe njohuritë e thella që posedonte në fushën që përcaktohej për ta studjuar,po ndaj me ju sot punën e madhe që ka bërë në temën për diplomim në drejtimin si ushtarak karriere në fushën e komunikacionit,në kazermën “Ivan Goshnjak”në Zagreb”.
Më tutje bashkëshortja e Ramadanit thotë se ky punim diplome mund të jetë e nevojshme për FSK-në.
“Duke qenë e bindur se edhe sot kjo temë është tejet e rëndësishme për ushtrinë tonë (FSK)e cila duhet të formësohet sa më profesonalisht që është e mundur. Më vie keq,që ende nuk kemi arritur ta përkthejmë këtë punim diplome që me kaq dashuri ,përkushtim , profesionalizëm e durim u shkrua me dorën e Agimit! Ka mbi 70 faqe, këtu po i paraqes pak nga ato!”, ka thënë Ramadani.