Fushata e Harris ka publikuar një reklamë të re.
Në të, zëvendëspresidentja aktuale amerikane thotë se ajo filloi karrierën e saj si prokurore dhe “kishte vetëm një klient – njerëzit”.
Ajo gjithashtu thotë: “Si prokurore, nuk kam pyetur kurrë një viktimë apo dëshmitar ‘a jeni republikan apo demokrat”, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.
“Donald Trump kujdeset vetëm për veten e tij. Është koha për të kthyer faqen”, shkruan Harris, duke theksuar se kujdeset për popullin amerikan dhe nuk e vendos kurrë veten në radhë të parë.
Ndryshe, së fundmi kandidatja demokrate ka realizuar intervistën e parë e vetme.
Bëhet e ditur se Harris ka diskutuar mbi ekonominë, cenueshmërinë politike dhe kontrollin e armëve.