1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Publikohet raporti origjinal i ekspertizës për Astrit Deharin

Avokati Tomë Gashi ka publikuar raportin në gjuhën origjinale të ekspertizës së mjekëve zviceranë për rastin Dehari.

Në këtë raport është treguar detajisht se si është zhvilluar hetimi dhe si kanë arritur në përfundim se rasti i tij duhet të kthehet në hetim.

Në pikën 2 të këtij raporti, më saktësisht tek kampionet e realizuara mbi orën e markës “MOWATCH”, thuhet se kanë vërejtur se ka ADN të një personi tjetër.

Kampionet e realizuara mbi faqen e jashtme të rripit dhe kuadrit të orës së markës “MOWATCH”(19-T034971d1) ka mundësuar të kemi një profil të ADN-së së përzier. Ai është i përbërë nga një fraksion madhor i pjesshëm (14/16 lokuese) me prejardhje nga një person i panjohur që ne e kemi emëruar H1. Ky profil i ADN-së është ndryshe nga ai i z. Dehari ASTRIT (#A.D), një fraksion minor në veçanti është i pranishëm. Ky megjithatë nuk është i realizueshëm. Kampionet e kryer mbi faqen e brendshme të rripit dhe kuadrit të orës (19-T03497d2) nuk na ka mundësuar të kemi një profil të realizueshëm të ADN-së”, thuhet në raport.

Si përfundim në këtë raport është thënë se nga gjurmët që kanë reaguar negativisht në këtë test, vetëm një profil i ADN-së është fituar ndërsa gjurmët tjera nuk janë analizuar fare.“Përqindja e ulët e sukseseve të fituara për këto gjurmë sugjeron se procedura analitike e përdorur nga “Agjencia Kosovare e Forenzikës” nuk ishin shumë të ndjeshme. Si ilustrim kjo agjenci nuk i ka analizuar kampionet e realizuara mbi orën e z.Astrit Dehari të cilët, sipas tyre, përmbanin shumë pak ADN. Ne ia kemi dalë të fitojmë një profil të ADN-së që kishte prejardhje nga një njeri i panjohur i emëruar H1 përmes një kampioni të ri të realizuar mbi të njëjtën orë. Kjo sugjeron se profilet e ADN-ve potencialisht do të mund të merreshin për gjurmët tjera të cilat nuk janë analizuar nga “Agjencia Kosovare e Forenzikës”, thuhet tutje.Në raport është thënë se megjithatë është e rëndësishme të saktësohet se nuk është e mundur të përcaktohet kur dhe si një ADN është vendosur mbi një bartës.

Tutje është thënë se ata kanë analizuar shishen e plastikës, thonjtë e dy duarve dhe një orë të tij.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img