1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Publikohet raporti i reformave në agjendën e integrimeve evropiane

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Instituti GAP dhe Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) mbajnë konferencë për media.

Në këtë konferencë do të prezantohen të gjeturat nga monitorimi mbi temën “Zbatimi i objektivave të dala nga Agjenda për Reforma Evropiane (ERA): Cili ishte progresi i institucioneve gjatë vitit 2018?”

Rezultatet nga ky vlerësim janë pjesë e procesit të monitorimit të punës së institucioneve të Republikës së Kosovës në përmbushjen e obligimeve të dala nga ERA, të monitoruara nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Instituti GAP, dhe Instituti i Prishtinës për Studime Politike. Vlerësimi përmban informacione të detajuara mbi arritjet dhe sfidat në përmbushjen e obligimeve që kjo agjendë i ka përcaktuar për këtë periudhë.

ERA ka për qëllim përshpejtimin e realizimit të prioriteteve afatshkurtra që Plani Kombëtar për Zbatimin e MSA-së (PKZMSA) i ka përcaktuar për fushat (I) Qeverisja e mirë dhe sundimi i ligjit, (II) Konkurrueshmëria dhe klima e investimeve, dhe (III) Punësimi dhe arsimi.

(Grupi për Studime Juridike dhe Politike, përballë Kino ABC, ora 11:00)

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img