Site icon PrishtinaPress

Publikohet raporti i KE-së për Shqipërinë

Gati një vit pas nisjes zyrtare të negociatave, Komisioni Europian ka publikuar raportin për Shqipërinë, ku pasqyrohet rrugëtimi drejt BE-së, ndërsa evidentohen arritjet dhe problematikat kryesore. Sa i përket kuadrit ligjor raporti se ai duhet të konsolidohet sipas praktikave të Bashkimit Europian.

“Shqipëria duhet të rrisë koherencën e kuadrit ligjor dhe institucional për parandalimin e korrupsioni dhe integriteti i zyrtarëve publikë, i cili është gjithëpërfshirës, por tepër kompleks, në veçanti si për zyrtarët e lartë”.

Në raport përmendet edhe nisma për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore, për të cilën theksohet se e rëndësishme është parandalimi i mundësisë që ai të përdoret për qëllime të tjera.

“Është e rëndësishme të sigurohet që janë vendosur mekanizmat për të parandaluar në mënyrë efektive devijimin e këtij kanabisi tregjet e paligjshme”.

Sa i përket zgjedhjeve, raporti nënvizon se ato respektuan parimet themelore të demokracisë.

“Financimi i partive, ka bërë hapa para por mbetet ende shumë për t’u përmirësuar. Rishikimi i kornizës legjislative për financimin e partive politike dhe fushatave zgjedhore ishte një hap drejt transparencës më të madhe dhe mbikëqyrjes më efektive”.

Një nga pikat e dobëta të Shqipërisë sipas raportit mbetet çështja e pronës./Tv Klan/

Exit mobile version