2.7 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Publikohet raporti i Dialogut Kombëtar për Rini

Në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, Kryeministri i Republikës së Kosovës mori pjesë në ceremoninë e publikimit të raportit të Dialogut Kombëtar të Rinisë nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Komunikimi i drejtpërdrejtë me të rinjtë është posaçërisht i rëndësishëm, sepse përveç që formëson vendimet që marrim, njëkohësisht formon edhe të ardhmen, të cilën të rinjtë e trashëgojnë, tha në fjalën e tij Kryeministri Kurti.

Me këtë qëllim, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit gjatë vitit 2021 ka realizuar dialogun e gjerë ndërmjet të rinjve dhe hisedarëve të sektorit të rinisë për të indentifikuar më   mirë arritshmëritë, sfidat dhe nevojat e rinisë, në procesin që është emërtuar Dialogu Kombëtar për Rini.

Me anë të Dialogut Kombëtar për Rini, synohet që të njoftohen më mirë të gjitha institucionet qeveritare, komunale, partnerët ndërkombëtarë e shoqëria civile, lidhur me nevojat dhe sfidat e rinisë, me qëllim të përmirësimit të procesit të hartimit të politikave, por edhe të programeve e projekteve për mbështetjen e të rinjve, si dhe zhvillimit personal dhe profesional të tyre.

Kryeministri Kurti theksoi se si zbatues të politikave jemi të fokusuar të zhvillojmë plane e programe më të mira për t’u ofruar të rinjve mundësi maksimale në arritjen e potencialeve sa më të larta për ta, në të tashmen por edhe për të ardhmen e tyre e të vendit tonë.

Mes nismave të Qeverisë për mbështetjen e të rinjve, kryeministri veçoi  skemën e punësimit të garantuar për të rinjtë, si dhe mbështetjen e projekteve të organizatave rinore në fushën e arsimit, kulturës-artit, sportit dhe ndërmarrësisë në vlerë mbi 490.000 euro. Ai theksoi edhe  thirrjen për projekte rinore, publikuar së fundmi nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për shumën e gjithmbarshme prej 600 mijë eurosh.

Ai përmendi ndarjen e 3.5 milionë euro  për ofrimin e praktikës profesionale për nxënësit e shkollave të arsimit dhe aftësimit profesional, 106 bursa për nxitjen e vajzave për të ndjekur profile teknike dhe djemve për të ndjekur profile deficitare, si dhe rreth 1000 kuponë për maturantë të shkollave profesionale për të ndjekur kurse të teknologjisë së informacionit.

Kryeministri foli për projektet që po vazhdojnë për ndërtimin e qendrave të reja rinore, në Ferizaj, Deçan, Gjakovë, e Podujevë, ku të rinjtë mund të studiojnë dhe organizojnë aktivitete. Po ashtu, nënshkrimin e marrëveshjeve me 7 komuna për themelimin e qendrave të karrierës me bazë në shkolla profesionale.

Aktualisht jemi në fazën përfundimtare të përgatitjes së draftit të koncept dokumentit për të rinjtë, që synon pjesëmarrjen më aktive të të rinjve në mekanizmat vendimmarrës, tha kryeministri.

Ai theksoi se qëllimi i raportit të sotëm, është të ofrojë rekomandime për fushat me prioritet për zhvillimin dhe fuqizimin e të rinjve,

si dhe për bashkërendim më të mirë të hisedarëve, në përbërje të krijimit të sinergjive të nevojshme për avancimin e rinisë.

Me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve të nivelin qendror dhe lokal, përfaqësuesve të institucioneve ndërkombëtare dhe përfaqësuesve të organizatave rinore, krahas publikimit të raportit, me këtë ceremoni u bë edhe hapja e Muajit të Rinisë, që do të zgjasë deri më 31 gusht, me shumë aktivitete të organizuara nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit anëmbanë Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img