Site icon PrishtinaPress

Publikohet njoftimi për prokurim për ndërtimin e rrugës Prishtinë-Mitrovicë

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë të ditur se është publikuar njoftimi për prokurim, për shërbimet konsulente për rishikim të dizajnit dhe mbikëqyrje të punimeve në rrugën N2 Prishtinë-Mitrovicë.

Sipas ministrit Aliu, shërbimet në fjalë priten të mbulojnë një periudhë 25 mujore.

Ai ka ftuar kompanitë vendore dhe ndërkombëtare të dorëzojnë propozimet e tyre.

Sipas Aliut, është planifikuar që për periudhën 25 mujore, 3 muaj të zgjasë shqyrtimi i dizajnit, përgatitja e dosjes së tenderit, prodecudrat dhe vlerësimi i ofertave, 20 muaj të jetë mbikëqyrja e punimeve, dhe dy muaj periudha finalizuese e projektit.

Ky është njoftimi i plotë i tij:

Sot është publikuar Njoftimi Specifik për Prokurim për Shërbimet Konsulente për Rishikim të Dizajnit dhe Mbikëqyrjen e Punëve Ndërtimore në Rrugën N2 Prishtinë – Mitrovicë, me gjatësi 9.78 km.

Shërbimet do të mbulojnë një përiudhë prej njëzet e pesë (25) muaj kalendarik nga data e fillimit ku përfshihen:

3 muaj shqyrtimin e dizajnit, përgatitjen e dosjes së tenderit, procedurat e prokurimit dhe vlerësimin e ofertave, 20 muaj periudha e mbikëkqyrjës se punimeve dhe 2 muaj periudha e finalizimit të projektit.

Ftohen të gjitha Kompanitë konsulente ndërkombëtare dhe vendore të interesuara që ti dorëzojnë propozimeve e tyre.

Exit mobile version