Site icon PrishtinaPress

Publikohet momenti i përplasjes së dy trenave në Greqi

Mediat greke kanë publikuar momentin tragjik kur dy trenat përplasen kokë më kokë në Larisa. Përplasja është kaq e fortë, sa menjëherë shpërthejnë flakët.

Nga ajo që mund të shihet edhe në video trenat udhëtonin në të njëjtën hekurudhë, me shpejtësi prej 166 km/h, duke e bërë të pamundur shmangien e përplasjes.

Të paktën 40 persona humbën jetën nga ky aksident fatal. 85 të tjerë mbetën të plagosur, 6 prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Exit mobile version