12.5 C
Pristina
Friday, April 25, 2025

Buy now

spot_img

Publikohet mesazhi i gruas së të dyshuarit për vrasjen e rreshterit Lika: “Ai dhe nipi i tij po merren në pyetje”

Gruaja e njërit prej të akuzuarve për përfshirje në vrasjen e rreshterit Muhamed Lika është lajmëruar përmes publikimit të një mesazhi në internet.

Mesazhi është transmetuar në platformën Tik-Tok nga llogari të afërta me Rininë Islame të Kaçanikut, një shoqate pjesë e të cilës ishin të akuzuarit.

Sipas mesazhit të publikuar në profilin në Instagram të njërit prej të dyshuarve, gruaja shkruan se burri i saj bashkë me nipin janë “në duart e shtypësve”.

“Ai që është më afër zemrës sime, ai që shpirti i tij ishte i lidhur me timin, më është marrë. Wallahi, dhimja që mbaj është më e thellë sesa mund të shprehin fjalët. Që nga mëngjesi i së martës zemra ime nuk ka gjetur paqe dhe nuk do të gjejë derisa ai të lirohet nga duart e shtypësve”, thuhet në mesazhin e publikuar në rrjetet sociale.

“Sot, ai dhe nipi i tij po merren në pyetje dhe nuk mund të bëj asgjë veçse të pres një mesazh nga vjehrri im për të më treguar se si është ai. Mendimet e mia janë të mjegulluara, shpirti më rëndon, dhe nuk e di as kë të kontaktoj”, thuhet tutje në mesazh.

Ajo u kërkon miqve të tij të luten për bashkëshortin e saj.

“Wallahi nuk po kërkoj asgjë përveç duasë suaj. Ju lutem bëni dua të sinqertë për burrin tim dhe nipin e tij. Unë jam gruaja e një muwahidi që kurrë nuk kërkoi asgjë në kthim dhe tani ju kërkoj vetëm dua. Ai që rrezikoi lirinë e tij që të tjertë të mund të shijonin të tyren. Ai që dha zërin, kohën, netët pa gjumë për të burgosurit. Ai nuk fliste vetëm për ta, wallahi ai jetonte për ta. Ai mbante historitë e tyre në zemrën e tij, dhimbjen e tyre në shpirtin e tij, dhe kurrë nuk ndaloi që luftuari për dinjitetin e tyre”, vazhdon mesazhi.

Në mesazh, ajo shkruan se bashkëshorti i saj ka luftuar vazhdimisht për të burgosurit e tjerë.

“Dhe tani, ai që qëndroi për të burgosurit, është bërë vetë i burgosur”, thuhet në mesazh.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img