Emrat e kandidatëve të cilët i kanë plotësuar kriteret në konkursin publik të datës 31 mars 2023, janë publikuar në faqen zyrtare të ShSKUK-së.
Në mesin e tyre janë edhe ish-drejtorët e mëparshëm, Basri Sejdiu e Basri Lenjani.
Kandidat për drejtor të ShSKUK-së është edhe drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Zef Ndrejaj.
Pozitën e drejtorit të ShSKUK-së e synojnë edhe Sanije Gashi, Haqif Arifi dhe Elvir Azizi.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës tri javë më parë ka miratuar Bordin e ri drejtues të ShSKUK-së.
Bordi i ri drejtues i SHSKUK-së do ta ketë këtë përbërje:
Dr. Dren Bushnjaku- përfaqësues nga QKUK,
Dr. Tetore Olloni – përfaqësuese nga QKUK, Klinika Stomatologjike,
Dr. Rrezarta Bajrami nga IKSHPK,
Dr. Besim Demolli nga spitali i Ferizajt,
Dr. Vjollca Kadolli nga shërbimi i kujdesit parësor shëndetësorë,
Dr. Naim Bardiqi si përfaqësues nga MSH, dhe një ekspert i menaxhimit shëndetësor që zgjidhet përmes konkursit publik.